Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor
Gazetari Xhemajl Rexha, në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka sjellë përditësime lidhur me situatën aktuale të zgjedhjeve presidenciale në Kosovë. Sipas Rexhës, arsyeja e takimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbetet e paqartë, duke qenë se deputetët nuk dëshirojnë të ndryshojnë qëndrim apo t’i mundësojnë Vetëvendosjes zgjedhjen e presidentit. “Nuk është e qartë se për çfarë po vazhdojnë takimet e zotit Kurti me zotin Abdixhiku. Nuk ka asnjë lloj mundësie që të bëhen 80 numra, pasi këta gjashtë deputetë janë kundër. Nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre. Edhe nëse del një kandidat tjetër, nuk duan t’ia mundësojnë Vetëvendosjes që ta zgjedhë presidentin. PDK-ja dhe Aleanca janë krejtësisht jashtë procesit, e kanë...
Burimi:
javanews.al