Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?
Karburanti po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Por këtë herë, në qendër të krizës nuk është vetëm benzina. Është nafta, karburanti që mban në lëvizje kamionët, anijet, makineritë bujqësore dhe një pjesë të madhe të ekonomisë globale. Çmimet e tij në Europë kanë arritur nivele rekord, ndërsa tregjet në Azi po i afrohen kulmeve të regjistruara në muajin mars. Pas kësaj krize qëndrojnë dy fronte lufte: konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, si dhe sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse. Dy zhvillime të largëta gjeografikisht, por që po bashkohen në një pikë të vetme: mungesën e karburantit në tregjet ndërkombëtare. Dhe kur mungesa përplaset me kërkesën, fatura paguhet nga konsumatorët, bizneset dhe ekonomitë e vendeve të ndryshme. Philip Verleger, ekonomist i energjisë shprehet:...
Burimi:
javanews.al