Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës
Kryeministri i Belgjikës, Bart De Uever, pritet t’i paraqesë dorëheqjen e qeverisë mbretit Philippe, pas dështimit të negociatave për buxhetin e vendit. Sipas raportimeve të mediave lokale, De Uever do të zhvillojë një takim me mbretin këtë të hënë në orën 09:30, ku pritet të komunikojë vendimin e tij pas bisedimeve të dështuara me kabinetin qeveritar. Negociatat vijuan gjatë gjithë natës, por përfaqësuesit e qeverisë nuk arritën të gjenin një kompromis për planin e kursimeve dhe mënyrën sesi do të realizohen shkurtimet e nevojshme në shpenzimet publike. Në qendër të mosmarrëveshjeve është detyrimi i Belgjikës për të kursyer rreth 10 miliardë euro, në mënyrë që të respektojë kufijtë e shpenzimeve dhe rregullat fiskale të Bashkimit Europian. Ky objektiv ka vënë nën presion koalicionin qeverisës, pasi...
Burimi:
javanews.al