Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kristjan Asllanit i vjen shansi i artë në dorë, Chivu i beson prapë pas super pasimit të dhënë me Monterey
Kristjan Asllani dha një pasim brilant në ndeshjen mes Monterrey-Inter. Një pasim që do të sillte golin e barazimit për zikaltërit dhe të vetmin në një ndeshje zhgënjyese kundër Monterrey. Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Interi do të luajë ndeshjen e dytë për Botërorin e klubeve, këtë herë kundër Uraëa. Chivu i beson sërish Asllanit si titullar, por në një rreshtim ndryshe të mesfushës, në një 3-4-2-1, me Barelën dhe Asllanin që duhet të mbajnë qendrën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/