Kristal Palasë shkon në finale të FA Cup, e pret Siti ose Notinghem

Kristal Palasë shkon në finale të FA Cup, e pret Siti ose Notinghem

Finale hitorike për londinezët e Kristal Palasë. Gjysmëfinalja e parë e kupës kombëtare angleze (FA Cup) përfundoi 3-0, me ‘Shqiponjat’ që mposhtën Aston Vilën 3-0: Golat e shënuar nga Eze dhe Sarr (shënoi dy gola) ishin vendimtare, ndërsa në pjesën e dytë Mateta po për Kristal Palasë humbi edhe një penallti të akorduar nga arbitri Antoni Tejor. Në sezonin 2015-2016 pati një humbje kundër Mançester Junajtid, ndërsa në finalen e 17 majit londinezët mund të takohen me ekipin tjetër nga Mançesteri. Nesër Mançester Siti do të luajë gjysmëfinalen tjetër kundër Notinghem Forest. Vazhdo leximin
Burimi: Sportiim.al