Kristal Abazaj lë Superioren, i bashkohet Dritës në Kosovë

Kristal Abazaj lë Superioren, i bashkohet Dritës në Kosovë

Adriatik BALLA Lëvizjet në merkato më parë ndodhin nga Kosova drejt Shqipërisë. Vitet e fundit ka tendencë të kundërt. Shumë prej më të mirëve në Superioren tonë zgjedhin të luajnë në Superligën e Kosovës. Ndërkohë, së fundmi, Kristal Abazaj është zyrtarisht futbollisti i kampionëve të Dritës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka firmosur për 2 vite me klubin nga Kosova. Abazaj pritet të shtojë cilësitë në radhët e Dritës dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ramadani. “Një tjetër emër i madh...