Krist Maloki: Pse ia bajmë vorrin kombit?!

Krist Maloki: Pse ia bajmë vorrin kombit?!

Nga Krist Maloki Shpetimi apo humbja e nji kombi varet vetëm e përvetëm nga gjuha e tijë!-Këjo vertetë s’ka nevojë për spjegime të gjata.Mjafton të përmendim se në pragramin nacjonal të çdo kombi: të çdo lëvizje kombëtare, si pik’ e parë figuron sigurimi dhe lartsimi i gjuhës amtare; mjafton të përmendim mandej, se në programin e çdo regjimi kombështypës, e çdo lëvizje shoveniste, si pik’ e parë figuron ndrydhja dhe zhdukja e gjuhës së kombeve të pushtuemë.Gjuha asht flamuri i nji kombi, gjuha asht trumbeta e lirisë së tijë…Dhe kët e ka dijtë Turqija…dhe kët e di edhe Serbija…Dhe vetëm na nuk e dijmë! Nuk na shkon nëpër mend se mos të kishin qenë njata malsorë të shkretë, të mshefunë e të humbunë ner shpella...