‘Krishti u ngjall!’, besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë së bashku Pashkët

‘Krishti u ngjall!’, besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë së bashku Pashkët

Besimtarët e krishterë në mbarë Shqipërinë festuan Pashkët, një ndër festat më të rëndësishme të besimit të tyre, përmes meshave të zhvilluara në të gjitha kishat katolike dhe ortodokse të vendit. Në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit”, ku mesha solemne u drejtua nga peshkopi Arjan Dodaj. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi rëndësinë e kësaj vigjiljeje, duke e cilësuar si një lutje pranë Varrit të Krishtit dhe simbol të shpresës së përbotshme. Ai shtoi se “nga druri i kryqit varet fati i botës” dhe se kjo meshë po këndohet njëkohësisht në çdo cep të globit....
Burimi: Sot.com.al