Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kriminelët në zgjedhje janë si minjtë. Ndikimi i tyre, legjendë urbane që e fryn vetë Rama”
Gazetari dhe botuesi i njohur, Mero Baze, gjatë një interviste për Ylli Rakipin në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka folur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si zgjedhjet mjaft të mira, me konkurueshmëri dhe pa problematika thelbësore. Baze deklaroi se rezultati i zgjedhjeve, reflektoi ndër te tjera, ndarjen e opozitës në disa faktorë dhe faktin që mazhoranca është e konsoliduar në një parti. “Nga pikëpamja politike ishte proces rutinë për shkak se nuk prodhoi ndonjë ndryshim, ndërsa nga pikëpamja e cilësisë së zgjedhjeve, ishin zgjedhje më të mira se zgjedhjet e kaluara dhe ndoshta...