Krimi zgjedhor/ Ekspertja për Task Forcën e SPAK: Partneriteti me qytetarët, i domosdoshëm! Marrëveshja, jo vetëm në letër

Krimi zgjedhor/ Ekspertja për Task Forcën e SPAK: Partneriteti me qytetarët, i domosdoshëm! Marrëveshja, jo vetëm në letër

Gerta Meta, eksperte zgjedhore, thotë se partneriteti me qytetarët do të garantojë mirëfunksionimin e Task Forcës së zgjedhjeve. Meta tha në studion e MCN se hetimet e rasteve të denoncuara duhet të finalizohet në kohë. “Investimi që për herë të parë në Shqipëri, tre institucionet më të rëndësishme do të asistojnë, e ka marrë konsideratën e aktorëve të ndryshëm. Tryeza që ka organizuar sot OSBE me partnerë ishte për të sjellë në vëmendje shqetësimin e atyre që janë investuar me vite për votën e lirë. Ne e kemi thënë fjalën tonë dhe e mbështesim. Të mos jetë thjesht një marrëveshje në letër, por të vihet në zbatim. Duhet partneritet me qytetarët që mund të ndihmojnë me denoncime. Ky është një moment që do të ketë...