Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Lorenës Isceri, e cila dyshohet se u vra nga ish-partneri i saj, Federico Vella. Sipas rindërtimit të hetuesve, ngjarja nisi në garazhin e banesës së saj dhe përfundoi në një mbikalim të autostradës, ku gruaja u hodh nga ish-partneri, shkruajnë mediat. Sipas të dhënave të hetimit, marrëdhënia mes Lorenës dhe Federicos kishte përfunduar pasi ajo dyshohet se zbuloi një lidhje tjetër. Pas ndarjes, Vella raportohet se kishte tentuar vazhdimisht të rikthehej me të, duke e kontaktuar edhe nënën e Lorenës, pavarësisht se ajo i kishte kërkuar të mos e shqetësonte më. Të afërmit e viktimës kanë deklaruar se Lorena kishte frikë nga ish-partneri, por nuk kishte dashur ta denonconte, duke u shqetësuar se një kallëzim do...
Burimi:
javanews.al