Krim pasioni? Burri vret gruan dhe mikun e tij, shkaku dyshohet divorci?

Krim pasioni? Burri vret gruan dhe mikun e tij, shkaku dyshohet divorci?

Dy persona, një burrë dhe një grua rreth 30 vjeç, kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Gjilan të Kosovës. Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm. Ngjarja është regjistruar këtë të premte, më 9 tetor, rreth orës 14:25. Sipas Policisë së Kosovës, burri është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti, ndërsa gruaja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku ka mbërritur pa shenja jete. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se të dy viktimat janë qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person. I plagosuri mori ndihmën e parë në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në QKUK për trajtim...