Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak

Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj. Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave vendase, e reja dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete. Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra. Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e...