No Image Available

Krim i rëndë/ Dy viktima dhe një i plagosur rëndë, autori vetëdorëzohet në polici

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një ngjarje të rëndë të regjistruar në Gjilan, Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, një 30-vjeçar u gjet i vrarë brenda një automjeti në fshatin Livoç i Ulët, ndërsa një 30-vjeçare u dërgua në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete. Një person tjetër mbeti i plagosur dhe u transportua drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia bëri të ditur se personi i dyshuar për ngjarjen është vetëdorëzuar në polici. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai kishte lidhje familjare me viktimat. Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e mundshme mbeten për t’u sqaruar nga hetimet e autoriteteve kompetente. Njoftimi i Policisë: Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni...