Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset
Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Zogut të Zi, ku sipas informacioneve një burrë ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Krimi ka ndodhur në një kompleks që ndodhet pas shkollës “Harry Fultz”. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshortëve, ndërsa ndodhej edhe nipi i mitur i tyre. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja.Policia e ka shpallur atë në kërkim dhe po zhvillon kontrolle për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Në vendin ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur...
Burimi:
gijotina.com