Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura

Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit dhe aleatëve ndërkombëtarë, si: Nancy VanHorn, Gjeneralmajori John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të SHBA (USEUCOM), si dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Në fjalën e tij, Vengu theksoi se siguria kibernetike është një komponent strategjik në mbrojtjen kombëtare. “Në një botë dixhitale, mbrojtja e hapësirës kibernetike është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e integritetit territorial të vendit”, u shpreh ministri. Një reagim lidhur me këtë aktivitet, ka ardhur edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një postimi thotë se krijimi i komandës tregon angazhimin e fortë të Shqipërisë...