Kreu manovra të rrezikshme me jet ski, një tjetër turist përfundon në spital në gjendje të rëndë

Kreu manovra të rrezikshme me jet ski, një tjetër turist përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një tjetër turist, ka përfunduar në spital, si pasojë e një aksidenti me jet ski në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur një shtetas belg, H.K., 21 vjeç, është shoqëruar fillimisht në Spitalin Rajonal Durrës, e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Sipas njoftimit të uniformave blu, dyshohet se i riu belg ka kryer manovra të rrezikshme me jet ski, duke humbur kështu kontrollin mbi mjetin lundrues dhe duke rënë në ujë. Pronari i mjetit lundrues, shtetasi S.Xh., është shoqëruar në komisariat për veprime të...
Burimi: Javanews.al