Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kreu i Prokurimeve del nga SPAK, dyshohet se u mor në pyetje si person nën hetim
👁9237
Kreu i Komisionit të prokurimeve, Jonaid Myzyri është thirrur sërish këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Jonaid Myzyri është marrë në pyetje si person në hetim. Pas tre orësh marrje në pyetje, ai ka lënë SPAK, ndërsa nuk ka pranuar të flasë për gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Top Channel