Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kreu i OSBE/ODIHR: Njerëzit nuk ishin të lirë për të votuar, por të frikësuar dhe nën presion
👁11607
Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, gjatë një interviste për A2cnn ka shprehur atë që opozita e denoncon çdo ditë për procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale. Ai shprehet se, “në Shqipëri pamë njerëz të intmiduar” gjatë vëzhgimit të procesit të fushatës por edhe ditën e votimit. “Ato janë të listuara në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve. Sigurisht që është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe që njerëzit të vijnë e të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar sa i takon situatës në përgjithësi. Ata...