Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kreu i IAEA ‘rrëzon’ Izraelin: S’kemi thënë kurrë se Irani po ndërton armë bërthamore!
👁10661
“Nuk mund të themi se për momentin ka pasur ndonjë përpjekje sistematike në Iran për të zhvilluar një armë bërthamore”. Kjo deklaratë erdhi sot nga drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, sipas të cilit raporti i paraqitur ditët e fundit, është përdorur nga Izraeli për të justifikuar sulmin kundër Teheranit. “Irani po pasuron uraniumin në 60% dhe ky është një element shqetësues. Por të thuash se po ndërtojnë një armë bërthamore, ne nuk e thamë këtë”, specifikoi ai.