“Krenar për Shqipërinë”- Rama she stafi i tij dhurojnë gjak, Apeli i kryeministrit për qytetarët!

“Krenar për Shqipërinë”- Rama she stafi i tij dhurojnë gjak, Apeli i kryeministrit për qytetarët!

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe punonjësit e Kryeministrisë kanë vijuar, edhe këtë vit, traditën e dhurimit të gjakut. Kreu i qeverisë ka ndarë sot (2 tetor) me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet duke dhuruar gjak, ndërsa krahas saj shkruan: “Kryeministria, si çdo vit, për nismën e dhurimit të gjakut”. Rama ka bërë gjithashtu thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë përmes dhurimit të gjakut, duke theksuar rëndësinë e këtij akti në shpëtimin e jetëve të njerëzve që kanë nevojë.