Kremtohet e Premtja e Madhe/ Shërbesa kryesohet nga Kryepeshkopi Joani në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kremtohet e Premtja e Madhe/ Shërbesa kryesohet nga Kryepeshkopi Joani në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

E Premtja e Madhe është momenti kur Kisha qëndron me frymë të ndalur përpara misterit të Kryqit, varrimit dhe zbritjes në Hadh të Krishtit. Në këtë ditë, Zoti ynë Jesu Krisht pranon vuajtjen dhe vdekjen për shpëtimin e gjinisë njerëzore. Ai që është Jeta, hyn në varr për të shkatërruar vdekjen. Ai që është Drita, hyn në errësirë për të ndriçuar gjithësinë. Të gjitha pësimet, vajtimet, kryqëzimi dhe varrosja e Krishtit shihen e përjetohen nën dritën e Ngjalljes. Sepse Zoti nuk mbetet në varr, por ngjallet dhe me Të ngjallet gjithçka. Dhimbja e së Premtes është përgatitje për gëzimin e...
Burimi: Sot.com.al