Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe
Presidenti rus Vladimir Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, nëse ky i fundit do të kërkonte kontakt, pasi Moska nuk i ka refuzuar asnjëherë bisedimet. Deklarata është bërë nga këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. “Besoj se ai do të përgjigjej, sigurisht. Putini nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet”, deklaroi Ushakov. Ai theksoi se raundi i parë i negociatave për Ukrainën duhet të zhvillohet në një format trepalësh, ku të përfshihen Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina. I pyetur nëse në negociata duhet të marrin pjesë edhe vendet evropiane, këshilltari i Kremlinit u shpreh se, duke qenë se Moska ka kontakte pune me Uashingtonin, është logjike që fillimisht bisedimet të zhvillohen mes këtyre tre palëve. Deklarata...
Burimi:
javanews.al