Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kremlini njofton takim mes Trump dhe Putin në ditët në vijim
Kremlini ka njoftuar të enjten se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar “në parim” edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov. “Me propozimin e palës amerikane, është arritur pajtueshmëri në parim për mbajtjen e një takimi dypalësh në nivelin më të lartë në ditët në vijim”, theksoi Ushakov. Javën e ardhshme është data e synuar për takimin, tha Ushakov, duke shtuar se organizimi i ngjarjeve të tilla kërkon kohë dhe asnjë datë nuk është konfirmuar ende. Vendndodhja e mundshme do të bëhet e ditur “pak më vonë”, sipas tij. Ai gjithashtu hodhi...