Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për qershorin

Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për qershorin

Kredia e re për ekonominë vijoi rritjen edhe për qershorin, duke i ruajtur shifrat e deritanishme të vitit 2025 në nivelet më të larta historike.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për qershorin sektori bankar disbursoi rreth 38.9 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 24.7% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Kredia për qershorin shfaqi ecuri pozitive, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve, që sërish dha kontributin kryesor në rritje.Për të gjithë 6-mujorin e parë 2024, vlera e kredisë së re arriti në 202 miliardë lekë, 11.7% më shumë krahasuar me të...