Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kreditë e buta për shtëpi nga Bashkia e Tiranës, zbardhet vendimi! Përfitojnë 1100 familje
👁2438
Këshilli Bashkiak i Tiranës shpalli një ditë më parë 1100 fitues të kredive të buta për shtëpi. Përfituesve iu subvencionohen interesat e kredive nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Ata kanë një vit e gjysmë afat të gjejnë shtëpinë, në të kundërt iu digjet si mundësi. “Afati maksimal për kryerjen e procedurave të përfitimit të kredisë është 18 (tetëmbëdhjetë) muaj nga data e protokollimit të listës emërore pranë institucionit, që monitoron subvencionimin e interesave të kredisë”, përcaktohet në projektvendim. Pas miratimit të listës nga këshilli bashkiak, fituesit duhet të paraqiten në bankën e nivelit të...