Kredia 2% për bizneset/ Rama zbulon shifrat: 400 sipërmarrje në proces

Kredia 2% për bizneset/ Rama zbulon shifrat: 400 sipërmarrje në proces

Kryeministri Edi Rama ka folur për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, gjatë një takimi me drejtues të bizneseve të vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të bëra publike nga Rama, rreth 400 biznese janë aktualisht në proces aplikimi në kuadër të kësaj skeme, ndërsa deri tani janë miratuar 32 kredi, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh. Rama tha se interesi për programin është në rritje dhe se ritmi i aplikimeve dhe miratimeve është përshpejtuar. Sipas tij, skema synon të mbështesë bizneset që kanë kaluar fazën fillestare të aktivitetit dhe kanë nevojë për financim për zgjerimin e tyre. “Programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënd’ ka ardhur si një nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla, të mesme që ia kanë dalë t’i...