Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
KQZ ‘vulos’ sot fituesit e qarkut të Tiranës, vendos edhe kush do ta marrë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet
Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe do të caktojë kandidatët fitues të zgjedhjeve për Qarkun e Tiranës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30. Zgjatja e kohës së çertifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit, inicuar nga Partia Demokratike me pretendimin për manipulime të zgjedhjeve, por që nuk prodhoi asnjë ndryshim në rezultat. KQZ do të shprehet sot edhe për mandatin vetëm të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i cili u bë një mollë sherri mes Adriatik Lapajt...