KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 16.76% nga 2559 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ. Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 11 ka qenë 20.81%.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv