Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
KQZ i përgjigjet PD për “diasporën”: Dërgimi i zarfeve në Greqi është bërë sipas të gjitha rregullave
👁12152
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë pretendimet E Partisë Demokratike se votat e diaspores në Greqi janë tjetërsuar. Në një kthim përgjigje për shoqatën “Diaspora e Lirë”, KQZ thotë se janë në proces kontrolli të gjitha firmat e zgjedhësve dhe ia kanë dorëzuar edhe Partisë Demokratike për Greqinë. KQZ shprehet se DHL ka zbatuar protokollin e dorëzimit për shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave dhe se disponon provën e dorëzimit për të gjitha dërgesat. KQZ ka shpjeguar se DHL-së nuk i është dhënë leje për ta nënkontraktuar procesin./vizionplus.tv