“KPD-ja e vitit 2001 çau Partinë Socialiste”- Klosi për situatën politike: Për të mos shkuar tek ai skenar, morëm vendimin e përjashtimit!
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, u shpreh se vendimi për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar u mor që të mos përsëritej skenari i KPD-së që, sipas tij, “çau Partinë Socialiste” në vitin 2001. “Ajo që tani shihet me ëndje nga ata që bëjnë analiza mbi Partinë Socialiste dhe presin që të kthehet prapë te ato debatet e brendshme të viteve 2001-2003, që ishin shfaqje të bukura në televizion apo gazeta, pasi PS-ja furnizonte me debatet dhe epitetet karshi njëri-tjetrit, dhe dukej sikur ishim mirë sepse flisnim për njëri-tjetrin. Por, ishte ndarja që ndodhi në KPD-në e 2001-t që e çau Partinë Socialiste, u duk sikur u pajtuan pastaj Nano e Meta duke u futur në qeveri së bashku, por në...
Burimi:
javanews.al