Kovac: Borussia synon një vend mes 8 më të mirave, shpresojmë që dëmtimi i Guirassy të jetë i lehtë
5 Nëntor 2026 12:41 Telesport Borussia Dortumnd arriti të mërkurën fitoren e tretë sezonale në Champions League dhe ndodhet në grupin e skuadrave që për momentin janë të kualifikuara në fazën play off. Gjermanët mundën 2-1 Real Betis në një përballje delikate. Niko Kovac, duke komentuar këtë sukses tha: “Krijuam disa aksione premtuese. Betis ishte shumë kompakt në formacionin e tij 4-3-3. Ishte e qartë për të gjithë se ata janë një skuadër që zbret në fushë me lojtarë shumë të mirë dhe me përvojë”. “Nuk ishte aspak një detyrë e lehtë për ne. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Na u desh të punonim fort, por fitorja është plotësisht e merituar dhe e rëndësishme për ne”, shtoi trajneri kroat i Borussia. “Për...
Burimi:
telesport.al