Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Koundé konfirmon akordin për rinovim deri më 2030: Ishte një proces i shpejtë…
Jules Koundé po përgatitet për sezonin e tij të katërt me Barcelonën. Transferimi i tij ishte një kërkesë e fortë e Xavi Hernández, që e donte për ta aktivizuar si qendërmbrojtës, krah Araújos, për të formuar një dyshe thuajse të pathyeshme. Por me kalimin e kohës, uruguajani ka përfunduar në stol, ndërsa francezi është konsoliduar si titullar absolut në krahun e djathtë të mbrojtjes katalanase. Pavarësisht disa vonesave të tij në stërvitje, që e nervozojnë trajnerin Flick, Koundé mbetet lojtar kyç për skuadrën dhe është i njohur për profesionalizmin e tij. Drejtuesit sportivë blaugrana e konsiderojnë të pazëvendësueshëm, ndaj do...