Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja shqiptare në SHBA, Keida Kostreci, solli zhvillimet e fundit nga zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Ajo tha se në orët në vijim pritet të krijohet një panoramë më e qartë për disa prej garave, ndërsa theksoi se interesi për këto zgjedhje ka qenë i lartë dhe pjesëmarrja e konsiderueshme. Sipas saj, shumë amerikanë kanë votuar edhe përpara ditës së zgjedhjeve, përmes postës ose në qendrat e votimit. “Për një ose dy orë do të kemi një ide më të qartë, të paktën për disa nga garat. Ka pasur interes të madh për këto zgjedhje dhe pritshmëritë janë të mëdha nga të dyja partitë. Pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme. Ka pasur...