Kosovë: Zgjedhje e kreut të shtetit apo sërish në votime?
Deputetët e zgjedhur për Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhen këtë të mërkurë, për vazhdimin e seancës konstitutive. Konsatituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë së re dhe Presidentit i eviton zhgjedhjet. Por… Vazhdimi i seancës së konstituimit të Parlamentit të Kosovës është thirrur për të mërkurën, më 09.09, pas disa ndërprerjeve për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Afati për konstituimin e Kuvendit ka skaduar një muaj më parë dhe, sipas partive opozitare, kjo përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Në bazë të një aktgjykimi të fundit të Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Ky afat ka skaduar më 7 gusht. Megjithatë, dy...
Burimi:
kohajone.com