Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosovë/ Nis “Java e Albanologjisë”, marrin pjesë 107 studiues
👁9350
Në Institutin Albanologjik të Prishtinës ka nisur edicioni i gjashtëmbëdhjetë i “Javës së Albanologjisë”. Kjo ngjarje mbledh studiues të njohur nga fusha të ndryshme të albanologjisë.Për gjatë kësaj jave, do të zhvillohen pesë sesione tematike që mbulojnë fusha qenësore të dijes shqiptare: historinë, folklorin dhe etnomuzikologjinë, letërsinë, etnologjinë dhe gjuhësinë. Çdo ditë do të jetë e dedikuar për një temë qendrore, me pjesëmarrje të studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar punën e studiuesve albanologë dhe rolin thelbësor të tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar.Kurti theksoi rëndësinë e disiplinave albanologjike për vetëdijen kombëtare...