Kosovë, Kurti takohet me presidenten e re: Na presin shumë punë, kemi përpara sfida shtetërore
Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula priti në një takim të enjten kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, Kurti vlerësoi takimin si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit institucional. Kurti tha se vendi nuk ka më kohë për të humbur pas bllokadës politike, ndërsa shtoi se kanë shumë sfida shtetërore përpara. “Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i...
Burimi:
syri.net