Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave
Kosova dhe Italia kanë nisur hapat drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, përmes hartimit të një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave. Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), drejtoresha e këtij institucioni, Blerta Zeqiri, dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, gjatë qëndrimit në Romë, kanë zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni. Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, ndërsa në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit është dakorduar që të nisin punët për hartimin e marrëveshjes bilaterale për bashkëprodhimin e filmave, e cila synon të krijojë mundësi të reja për projekte të përbashkëta, bashkëpunim...
Burimi:
kultplus.com