Kosovë/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok

Kosovë/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok

Një person është arrestuar në Zubin-Potok për krime lufte. Arrestimi, sipas Policisë, është bërë në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin-Potok. R.K. është arrestuar nën dyshim për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore. Gjatë muajit të kaluar në tri fshatra të Zubin-Potokut janë gjetur eshtrat e të paktën 23 personave nga lufta e fundit në Kosovë. Lidhur me këtë rast janë duke u hetuar...