Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë me Masakrën e Padalishtës, që ka ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut. Autoritetet thanë se dy të dyshuarit u lokalizuan më 29 tetor dhe Z.B. u arrestua në fshatin Osjan, ndërkaq G.B. në Cerkolez të komunës së Istogut. Hetimet për këtë masakër, sipas autoriteteve po zhvillohen për një kohë të gjatë, teksa nuk u dhanë detaje të tjera për rastin. Në Masakrën e Pedalishtës ishin vrarë 19 anëtarë të familjes Imeraj. Mosha e viktimave ishte nga dy deri në 76 vjeç. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e pushtetit aktual në Serbi, pretendoi tre serbë janë arrestuar në...
Burimi:
javanews.al