Kosova sonte përballë Irlandës në “Fadil Vokrri”, nis kapitulli i ri në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte nis kapitullin e ri në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pret Irlandën. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45. “Dardanët” kanë zhvilluar përgatitjet gjatë ditëve të fundit, ndërsa në kampin e përfaqësueses mbretëron atmosferë pozitive para sfidës me irlandezët. Përzgjedhësi Franco Foda ka deklaruar se Kosovën e presin katër ndeshje të vështira, duke e cilësuar Austrinë si favorite të grupit. Megjithatë, trajneri gjerman ka theksuar se objektivi i Kosovës është paraqitja sa më e mirë dhe ruajtja e statusit në Ligën B. “Na presin lojëra të vështira dhe Austria është favorite. Ne kemi qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B, pastaj, nëse paraqitemi mirë, të vazhdojmë...
Burimi:
kultplus.com