Kosova rikthen Kodin e ri Civil, debat për martesat mes personave të së njëjtës gjini
Kosova E Diel, 11 Tetor 2026 15:42 Qeveria e re e Kosovës, “Kurti 4”, ka përfshirë në programin e saj legjislativ Kodin e ri Civil, i cili pritet të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend deri më 15 nëntor të këtij viti. Projektligji nuk arriti të merrte votat e nevojshme në parlament në mars të vitit 2022, për shkak të kundërshtimeve të shumta që shoqëruan disa prej dispozitave të tij. Çështja më e debatueshme lidhej me mundësinë e hartimit të një ligji të veçantë për regjistrimin e bashkimeve civile mes personave të së njëjtës gjini. Kjo pikë shkaktoi reagime edhe brenda radhëve të mazhorancës së atëhershme dhe përmendet si një nga arsyet që çuan Eman Rrahmanin drejt largimit nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas programit të...
Burimi:
kohajone.com