Kosova përkujton dëshmorët, Osmani: Themelet e shtetit qëndrojnë te forta nga sakrifica e tyre

Kosova përkujton dëshmorët, Osmani: Themelet e shtetit qëndrojnë te forta nga sakrifica e tyre

Në Prishtinë u përkujtuan sot dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ceremonia u mbajt në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Velani. Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve si dhe qytetarë të shumtë. Me kurora lulesh, fjalime përkujtimore dhe nderime të veçanta, u shpreh mirënjohja e thellë për sakrificën e atyre që dhanë jetën. “Sot është Dita e Dëshmorëve të rënë në komunën e Prishtinës, që koincidon edhe me shumë beteja që janë zhvilluar në fshatrat përreth, të cilat do t’i përkujtojmë së bashku me familjarët e dëshmorëve dhe martirëve në Makoc e në Marec. Këtu, në Velani, prehen...
Burimi: Vizionplus.tv