Kosova pas Vuçiçit/ Sonja Biserko: Karta që Beogradi nuk e heq nga loja
Edhe nëse Aleksandar Vuçiq largohet nga pushteti, Serbia nuk pritet të ndryshojë shpejt kursin ndaj Kosovës. Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, paralajmëron se Prishtina duhet të llogarisë me një realitet të tillë edhe në një epokë post-Vuçiq. Në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, Biserko vlerëson se Kosova do të vazhdojë të jetë një prej instrumenteve kryesore të mobilizimit politik dhe emocional në Serbi, pavarësisht se kush do të jetë në krye të qeverisë në Beograd. “Është e sigurt se, në situata të ndryshme krize, secili do të përpiqet ta përdorë Kosovën për mobilizim emocional, për të mbledhur njerëz rreth vetes”, tha ajo, duke shtuar se një ndryshim i pushtetit nuk do të sillte domosdoshmërisht ndryshim...
Burimi:
ntv.al