Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kosova pa Kuvend, Çejku: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë zgjidhja e vetme
Kosova E Martë, 29 Korrik 2025 17:35 Ish-ambasadori Arben Çejku flet për situatën ku pavarësisht përfundimit të zgjedhjeve prej muajsh, Kuvendi ende nuk është konstituuar. Për të roli i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjidhja e krizave politike, por interpretimi i Kushtetutës, ndërsa theksoi se vendimet politike kërkojnë vullnet dhe përgjegjësi nga liderët. ”Le të përballen në zgjedhje. Nëse Kurti fiton sërish, le të qeverisë dhe të zgjedhë edhe kryeparlamentaren. Kjo do të ishte mënyra më e mirë që Kosova të tejkalojë këtë krizë”,-thotë Çejku. Ai paralajmëroi se vendi po humb kohë dhe energji, ndërsa Serbia po fiton terren...