Kosova nuk zgjodhi dot as sot Kryetaren e Kuvendit. Përpjekja e radhës të martën

Kosova nuk zgjodhi dot as sot Kryetaren e Kuvendit. Përpjekja e radhës të martën

Parlamenti i Kosovës nuk ka arritur të konstituojë as ditën e sotme Kuvendin e Kosovës. Ky është takimi i shtatë i deputetëve të Kosovës e cila dështon në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, pasi kandidatja e partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk u votua. Seanca e radhës do të mbahet të martën, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.Përfaqësues të partive parlamentare thanë në prag të seancës se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara, duke paralajmëruar një dështim të radhës të seancës.Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve...
Burimi: Diasporashqiptare.al