KOSOVA NË PRAG ZGJEDHJEVE/ 6 tetori afati për zgjedhjen e presidentit
Kosova mund të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas vendimit të publikuar të mërkurën, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Nëse brenda kësaj date nuk arrihet zgjedhja e presidentit, Kuvendi duhet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kushtetuta përcakton që zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit. Në rast se Kuvendi shpërndahet më 6 tetor, zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit që përfundon më 20 nëntor. Duke qenë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë zhvillohen zakonisht të dielave, 15 nëntori është një nga datat e mundshme nëse procedura për...
Burimi:
ntv.al