Kosova në prag të zgjedhjeve, Specialja bllokon pazarin Kurti-PDK për Presidentin

Kosova në prag të zgjedhjeve, Specialja bllokon pazarin Kurti-PDK për Presidentin

Kosova ka hyrë në 24 orët që mund të përcaktojnë jo vetëm fatin e Presidentit të ri, por edhe të vetë Parlamentit. Kuvendi miratoi në parim ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Të 91 deputetët që morën pjesë votuan pro. Grupi parlamentar i LDK-së nuk mori pjesë në votim. Por pikërisht pas këtij votimi nisi përplasja politike. PDK, që propozoi ndryshimet, kërkoi që Kuvendi ta përfundonte procedurën brenda 5 tetorit dhe ta votonte projektligjin nen për nen dhe në tërësi në orën 17:30. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk e hodhi mocionin në votim dhe kërkoi që palët të arrinin më parë marrëveshje politike. Deputetët e PDK-së u larguan nga salla. Në thelb, beteja për Specialen është ndërthurur...