Kosova në pikën kritike, Specialja dhe presidenti përplasen me afatin e 6 tetorit
Kosova ndodhet përballë dy çështjeve të rëndësishme politike pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Partia Demokratike e Kosovës e ka vendosur në fokus ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa për zgjedhjen e presidentit të ri kërkon që partitë politike të gjejnë një konsensus. Kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit ose shkuarjen në zgjedhje të reja i takon kryeministrit Albin Kurti, ndërsa sipas tij çështja e ligjit për Specialen nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhjen e kreut të shtetit. “Përgjegjësi për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja është Albin Kurti. Nuk duhet as të guxojë të mendojë që ta...
Burimi:
ntv.al