Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Radoçiçit për krime lufte

Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Radoçiçit për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Millan Radoçiçit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Sipas dokumentit, të publikuar nga Reporteri.net, Radoçiç – ish-nënkryetar i partisë të serbëve në Kosovë, Lista Serbe - akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi. Autenticiteti i këtij dokumenti është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me datë 18.03.2025...
Burimi: Syri.net